E kujt është e drejta morale-demokratike ti krijojë institucionet

Kosova

E kujt është e drejta morale-demokratike ti krijojë institucionet

Nga: Albulenë Muji Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:06

Blloku në njërën anë dhe PDK-ja në anën tjetër p vazhdojnë të akuzojnë njëri tjetrin se po shkelin parimet morale. Madje deputeti i PDK-së gjenerali Agim Çeku ka shkuar më tej, duke i akuzuar për mungesë burrërie drejtuesit e koalicionit shqiptar, LANV, duke i nxjerrë fajtorë të padiskutueshëm për situatën e krijuar, bllokuese.

Të dy palët i quajnë si jo burrërore ose të pamoralshme sjelljet e secilit. Por cila është më e moralshme, bashkimi i forcave politike për të krijuar një shtet më të fortë dhe më të qëndrueshëm, apo uzurpimi dhe bllokimi i krijimit të institucioneve të vendit. Analistët vlerësojnë se shumë nga politikanët dhe udhëheqësit në Kosovë tashmë e kanë treguar se sa kanë moral, kur ndonëse janë të ndjekur nga ligji, ata vazhdojnë të qëndrojnë në pozitat e tyre udhëheqëse.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat