Borchardt largohet në fund të javës

Kosova

Borchardt largohet në fund të javës

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 20:52

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, ka konfirmuar se e braktis EULEX-in duke theksuar bashkëpunimin e mirë ndërmjet Beogradit, EULEX-it dhe të Prishtinës gjatë mandatit të tij.
Në një intervistë për Tanjugun, Borchardt ka thënë se EULEX-in do ta braktisë në fund të kësaj jave dhe se me misionin evropian për sundimin ligjit të udhëheq Josoele Wachter.

Borchardt ka thënë se ai dhe 2.000 persona në EULEX kanë sjell përparime në sundimin e ligjit, pasi ata kanë qenë të përfshirë në 2.500 raste.

“Gjatë mandatit tim Kemi pasur më shumë 400 raste penal, nga të cilat 329 të akuzuar janë shpallur të fajshëm ndërsa 152 persona janë liruar”, ka thënë Borchard, duke e kujtuar me dhembje rastin e vrasjes së kolegut të tij në Zveçan, më 19 shtator 2013, Audrius Shenavichius dhe duke shtuar se po vazhdojnë hetimet për autorë e krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat