PDK-ja po e shtyn vendin drejt humbjes së durimit!

Kosova

PDK-ja po e shtyn vendin drejt humbjes së durimit!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 21 shtator 2014 Në ora: 16:54

Koalicioni paszgjedhor VLAN, si duket nuk do të durojë edhe aq shumë që Partia Demokratike e Kosovës të vazhdojë me propozimet e kandidatëve të saj për kryetar të Kuvendit. Ata thonë se do të jenë të durueshëm dhe po krijojnë çdo hapësirë të duhur që Partia Demokratike e Kosovës të propozoj këdo që beson, por kjo nuk do të jetë deri në pafundësi, pasi sipas tyre edhe durimi e ka kufirin e tij.

Partia Demokratike e Kosovës që nga fillimi e ka kuptuar se nuk i kanë numrat për ta zgjedh kryekuvendarin, por e kanë zvarritur procesin pa nevojë duke shpresuar në ndërhyrjen ndërkombëtare, thotë anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

“Ne do të jemi të durueshëm në këtë proces të komplikuar, edhe pse çdo durim ka kufirin e tij. PDK-ja që nga fillimi e ka ditë se nuk i kanë dhe se nuk do ti bëjnë numrat (votat), megjithatë e kanë zvarritë procesin pa nevojë duke shpresuar në ndërhyrjen ndërkombëtare në anën e tyre apo se ndoshta ndonjëri nga grupimet politike të Koalicionit të Madh do të dorëzohet dhe do të bëj kompromise me partinë në pushtet”, thotë Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat