Bërnicë e Hajvali - Shpalosen projektet e infrastrukturës edhe për dy rrugë të reja

Kosova

Bërnicë e Hajvali - Shpalosen projektet e infrastrukturës edhe për dy rrugë të reja

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 21:51

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Infrastrukturës lokale organizoi vizitën në dy punishte para se kompanitë ndërtimore të ofertojnë me çmime.


Bëhet fjalë për rrugën që e lidhë rrugën kryesore Prishtinë-Podujevë me Bërnicën e Epërme dhe gjithashtu për rrugën e vjetër të Hajvalisë nga rruga magjistrale Prishtinë- Gjilan e deri te Qendra e Mjekësisë Familjare në Hajvali.


Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale Hysen Durmishi së bashku me grupin e inxhinierëve shpalosën para kompanive projektet e këtyre dy rrugëve duke ua shpjeguar të gjitha pozicionet që kanë për t'u realizuar në këto projekte.


Tani nga Kompanitë presin ofertat e tyre dhe menjëherë pas vlerësimit të tyre do të fillojë ndërtimi i këtyre dy rrugëve shumë të rëndësishme për qytetarët.


Kjo metodë e punës është iniciuar nga Drejtoria e Infrastrukturës lokale në kuadër të ngritjes së cilësisë dhe korrektësisë në zbatimin e projekteve strukturore.


Vizitat në punishte me kompanitë kanë nisur si praktikë në Komunën e Prishtinës që nga shkurti i vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat