Hasani merr pjesë në një konferencë në Maqedoni

Kosova

Hasani merr pjesë në një konferencë në Maqedoni

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 14:32

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari i Gjykatës, Enver Hasani po qëndron sot në Shkup.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është ftuar të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Sfidat bashkëkohore të gjyqësisë kushtetuese: 1. Parimi i ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e tij nga Gjykata Kushtetuese dhe 2. Shqyrtimi kushtetues i akteve nënligjore”, e organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë.

Konferenca është organizuar në shënim të 50-vjetorit të gjyqësisë kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat