Avni Arifi PDK-së, ç`zaptojeni shtetin

Kosova

Avni Arifi PDK-së, ç`zaptojeni shtetin

Nga: M.Lakna Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:42

Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të AAK Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës,që të lëshoj rrugë për ndërtimin e institucioneve.

Sipas tij, nuk është hera e parë që një subjekt i cili ka dalë i pari në zgjedhje të mos arrij t`i ndërtoj institucionet në mungesë të partnerëve.

“Institucionet e Kosovës po marrin karakterin e banesave të uzurpuara pas lufte. Atëherë veç UNMIK-u apo ndonjë marrëveshje financiare me uzurpatorin mundësonte kthimin e pronës tek pronari. Institucionet nuk janë banesa. Mos pritni ndërkombëtarë e as mos kërkoni kompromis. Lejoni përfaqësuesit e shumicës së popullit të Kosovës të ndërtojnë institucionet. Nuk është PDK as e para dhe as partia e fundit në Evropë që ndonëse del e e para në zgjedhje në mungesë të partnerëve që i besojnë i duhet të shkon në opozitë. Ç'zaptojeni shtetin e ri”,shkruan Arifi në rrjetin social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat