I jepet lamtumira e fundit, veteranit të UÇK-së

Kosova

I jepet lamtumira e fundit, veteranit të UÇK-së

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 00:53

Sot, në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve, bashkëfshatarëve e miqve, me nderime iu dha lamtumira e fundit Daut Rakipit, ish luftëtarit të UÇK-së.
Daut Rakipi, nga fshati Bresanë i Dragashit, kishte ndërruar jetë të martën, në moshën 43 vjeçare, nga një sulm në zemër në Austri.

Si luftëtar i UÇK-së, Dauti ishte dalluar gjatë operacionit “Shigjeta”, Drejtimi Taktik nr. 2, në të cilin merrnin pjesë shumë luftëtarë nga treva e Opojës së Dragashit.

Pas vete, i ndjeri ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat