Përfundon takimi, Mustafa: I treguam presidentes se ne e kemi shumicën (Foto)

Kosova

Përfundon takimi, Mustafa: I treguam presidentes se ne e kemi shumicën (Foto)

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 14:44

(E plotësuar) - Isa Mustafa pas takimit me presidenten ka thënë se të parës së vendit i kanë prezantuar qëndrimin e tyre se ata janë shumicë.
“Ne kemi një shumicë që ofron zgjidhje të menjëhershme. Po ashtu i kërkuam presidentes që të kufizohet koha në mënyrë që deputetët të kërkojnë të drejtën e tyre”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se nuk pritet të ketë qeveri gjithëpërfshirëse, sepse blloku e ka shumicën dhe Kosovës i ofron qeveri të qëndrueshme.
Kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se pas dështimit të sotëm ka qenë e pritshme ndërhyrja e presidentes.
“Ne presim të vazhdojë seanca sipas pikës 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj.

* * * * * *

Sapo ka filluar takimi i Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, me presidenten e vendit
Edhe pse të ftuar veçmas, liderët e katër partive të Bllokut, kanë vendosur të shkojnë së bashku.

Ky takim erdhi pas ftesës urgjente që presidentja u bëri partive politike, pas dështimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Blloku shkon bashkë te Presidentja, në ora 16:00

Blloku i partive politike (LDK-VV-AAK-NISMA) që kanë shumicën në Kuvendin e Kosovës, do të shkoj bashkë në takim me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, mëson Gazeta Blic nga burime brenda Bllokut”.
“Ne ora 16:00 ne do të shkojmë të gjithë bashkë të Presidentja”.
Sipas tij, partitë politike që kanë shumicën e deputetëve në Kuvend, nuk do të shkojnë ndaras te Presidentja, ndonëse ajo mund ti ftoj ashtu- pra si parti një nga një.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke se ka filluar të marrë rol në evitimin e bllokadës politike që është shkaktuar rreth zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë ditës Presidentja Jahjaga ka ftuar në takim udhëheqësit e PDK-së. Në takim ishin kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nënkryetari i parë, Kadri Veseli si dhe anëtari i kryesisë Hajredin Kuçi.
PDK dështoi të zgjedhë Kryetarin e Kuvendit. Propozimi i saj, Arsim Barjrami, morri vetëm 44 vota të deputetëve, duke shpërfaqur kështu pafuqinë e kësaj parti për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat