Barrikadimet prodhojnë zgjedhje

Kosova

Barrikadimet prodhojnë zgjedhje

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 08:21

Sinjalet e diplomatëve të jashtëm se Kosova mundet shumë shpejt t’i nënshtrohet edhe një palë zgjedhjeve, nga analistët politik vendës po shihen si paralajmërime reale për një veprim i cili ndonëse i padëshirueshëm, po mbetet si i vetmi opsion për tejkalimin e ngërçit politik.
Për të shkuar në zgjedhje të reja, në një shtet normal konsiderohet si zgjidhje e pranueshme, por në një vend si Kosova me probleme të shumta, paraqet problem.

Për analistin Imer Mushkolaj papërgjegjësia e liderëve e ka sjellë vendin këtu ku është, dhe në rast që dështon seanca e 18 shtatorit, zgjedhjet mbeten e vetmja zgjidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat