Ramushi: Presim dështimin e Arsim Bajramit, dhe vazhdojmë me kandidatin ‘127’

Kosova

Ramushi: Presim dështimin e Arsim Bajramit, dhe vazhdojmë me kandidatin ‘127’

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 17:09

Të enjten mbahet seanca vazhduese konstituive e Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e bllokut LDK-AAK-Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje janë të vendosur që të mos e votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar kuvendit. Derisa ende nuk dihet nëse Arsim Bajrami do të jetë i vetmi kandidat i PDK-së. Nga ana tjetër, blloku vazhdon të mbështetet në pikën 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pres që t`i vij radha për ta propozuar Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit.

Të mërkurën është mbajtur takimi i fundit i bllokut dhe Lëvizjes Vetëvendosje, para mbajtjes së seancës vazhduese konstituive. Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje ndonëse me një përkrahës më pak, Listën serbe për Kosovën, prapë janë të vendosur që ta arrijnë qëllimin e tyre për ta zgjedhur Isa Mustafën kryetar Kuvendi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat