Faktori politik po e dënon Thaçin me opozitë, keqbërësit do t`i çojë në burg!

Kosova

Faktori politik po e dënon Thaçin me opozitë, keqbërësit do t`i çojë në burg!

Nga: Mimozë Lakna Më: 14 shtator 2014 Në ora: 17:11

Janë bërë tre muaj që kur Kosova hyri në një krizë të thellë politike. Nga zgjedhjet e 8 qershorit nuk u arrit të krijohen institucionet e as të bëhen ndryshime në to. As ndërkombëtarët e as presidentja Atifete Jahjaga nuk iu ndërhynë subjekteve politike për t`i ndihmuar ato në zgjidhjen e krizës. Përçarjet e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje me PDK-në u thelluan edhe më shumë.

Testimi i Kosovës

Gati një muaj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kuvendin dhe më shumë se 3 muaj pas zgjedhjeve Kosova është pa qeveri e pa kuvend funksional.

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga mbase mund ta ketë shfrytëzuar udhëtimin e saj të shtunën, me disa diplomatë ndërkombëtar, me tren deri në qytetin e Pejës për të diskutuar rreth gjendjes aktuale politike dhe rrugëdaljen nga kjo situatë, mirëpo nuk dihet nëse gjatë udhëtimit të tyre është hapur edhe kjo temë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat