Ja pse u shty seanca e Kuvendit!

Kosova

Ja pse u shty seanca e Kuvendit!

Më: 13 shtator 2014 Në ora: 09:05

PDK-ja nuk ka qenë e përgatitur mjaftueshëm për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit që ishte paraparë të mbahej të premten. Kërkesa e Listës Serbe është paraqitur vetëm si pretekst për shtyrje të seancës.
Së paku në tre deputetë të saj partia e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, nuk ka mundur të llogariste, sikur shtyrja të mos ndodhte, ka treguar një burim i Koha Ditore.
“Shtyrja e seancës ka qenë e domosdoshme. Ka pasur mungesa deputetësh, por edhe të tjerë prezentë që nuk do ta votonin kandidatin për kryeparlamentar. Azem Syla nuk ka qenë në Kosovë, Gëzim Kelmendi veç është deklaruar se pa ia plotësuar kushtin nuk voton, dhe është edhe një deputet që është anëtar i Kryesisë, i cili nuk është pajtuar për kandidaturën”, ka thënë ky burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat