Presidentja Jahjaga duhet të ndërhyjë për ta tejkaluar krizën politike

Kosova

Presidentja Jahjaga duhet të ndërhyjë për ta tejkaluar krizën politike

Nga: Mimozë Lakna Më: 2 shtator 2014 Në ora: 17:46

Një pjesë e analistëve duket sikur e shohin ‘shpëtimin’ tek presidentja e vendit Atifete Jahjaga për ta zgjidhur ngërçin politikë. Por, ajo e përfshirë në ballafaqimin e parë të palëve, duke e çuar çështjen në Gjykatë Kushtetuese për mandatarin e qeverisë, u perceptua sikur e mori anën e PDK-së. Kjo mund të jetë pengesa kryesore që ajo të mund të kthehet në çelës të zgjidhjes së situatës!

Derisa vendi qe një kohë të gjatë është futur në një krizë të thellë politike e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, nuk i ka ftuar asnjëherë gjatë kësaj periudhe liderët e subjekteve politike, për të diskutuar për krijimin e institucioneve të reja.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat