Seancë e jashtëzakonshme, e paqartë me rregulloren e punës

Kosova

Seancë e jashtëzakonshme, e paqartë me rregulloren e punës

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 12:59

Njohësit e punës së Kuvendit theksojnë se ky proces nuk është i qartësuar as me rregulloren e punës.

Përderisa koalicioni pas zgjedhor LDK, AAK dhe Nisma, paralajmëron se do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për vazhdimin e seancës konstituive në rast se kjo seancë nuk thirret nga kryesuesja Flora Brovina, njohësit e punës së Kuvendit theksojnë se ky proces nuk është i qartësuar as me rregulloren e punës.

Ata thonë se për të sjellë seancë të jashtëzakonshme, duhet të ketë kryesi të Kuvendit, që në rastin konkret është bërë vetëm betimi I deputetëve. Megjithëkëtë theksohet nevoja që sa më shpejtë të mbahet séanca Kosntituive.

Çështja e thirrjes të seancës së jashtëzakonshme nga Blloku opozitar në rast se një gjë e tillë nuk e bën kryesuesja, është e paqartë edhe me rregulloren e punës.

Driton Selmanaj nga instituti demokratik I Kosovës, thotë se rregullorja e punës së Kuvendit nuk ka paraparë ndërrerjen e séancës konstituive dhe më pas vazhdimin e saj, prandaj nuk ka përgjigjejge të qartë në këtë çështje. Sipas tij për tu thirrur seancë e jashtëzakonshme duhet të ketë kuvend të konstituuar.

“Sepse për të sjellë seancë të jashtëzakonshme duhet të ketë kryesi të kuvendit , kryesia e kuvendit më pas duhet ta trajtojë se sa e ngutshme sa urgjente është ajo çështje dhe me pas të vendoset dhe në këtë rast nuk kemi kryesi nuk kemi institucione të konstituuar përpos betimit të deputetëve prandaj vetëm në këtë pikë kanë të drejtë besoj grupi i deputetëve që të thirren në mënyrë që të mos prolongohet kjo çështje”, tha ai.

Selmanaj thotë se deputetët kanë të drejtë në këtë pikë, vetëm në raste kur kryesuesi i seancës refuzon kryesimin e seancës atëherë caktohet kryesuesi tjetër sipas radhës.

“Krejt çka duket logjike neni 9.2 I rregullores së punës së Kuvendit thotë se nëse deputeti më i vjetër refuzon kryesimin e seancës konstituive atëherë ai mund të zëvendësohet me deputetin i cili vjen në radhë pas tij për nga mosha. Dhe në këtë pikë ndoshta kanë të drejtë deputetet e Kuvendit të Kosovës shumica prej tyre . dhe nëse vazhdohet me një prolongim, të pakufishëm dhe të pakuptimtë atëherë mund të vije në shprehje kjo situatë”, tha ai.

Sipas tij, të gjitha afatet kohore kanë kaluar dhe pas qartësimit të vendimit të gjykatës kushtetuese, Kuvendi duhet të mblidhet sa më parë dhe aty deputetët përmes votës mund të shprehin mendimin e tyre nëse janë të gatshëm për zgjedhjen e institucioneve të vendit dhe qeverinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat