Plumba mbi kokat e fëmijëve në Komoran

Kosova

Plumba mbi kokat e fëmijëve në Komoran

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 22:34

Familja Gashi nga Komorani i Drenasit po kërkon hetimin e rastit kur fëmijët e kësaj familje për pak u shpëtuan disa plumbave që askush nuk po e di se nga erdhën.
Vogëlushët e Familjes Gashi nga Komorani, pohojnë se plumbat u kaluan fare pranë.
“Papritur m’ka shku plumbi, këndej nuk e kom ditë çka është, e kam ndëgju krismën dhe kemi shku e i kemi pa plumbat që kanë qenë. I kemi njoftu prindërit”, tha për Klan Kosova,Vleron Gashi.
E kryefamiljarja falënderon Zotin që nipat dhe mbesat e saj nuk u prekën nga këta plumba të cilët jo më larg se 150 metra nga shtëpia.
“Dejmtë kanë qenë në punë, vetëm fëmija kanë qenë tubë, kemi fëmijë shumë kshtu, 20 gati janë të lagjes që luajnë bashkë çdo ditë”, tha kryefamiljarja Mejreme Gashi.
Motivet e rastit për familjen nuk janë të njohura deri tani. Ata mohojnë të kenë telashe me ndokënd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat