Ja çfarë i tregoi Vucic në hartë kancelares Merkel (Foto)

Kosova

Ja çfarë i tregoi Vucic në hartë kancelares Merkel (Foto)

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 13:08

Harta e shumëpërfolur e cila u shpalos në Samitin e Berlinit nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandat Vucic në prani të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte për qëllim të tregonte për projekte infrastrukturore në rajon.

Sipas mediave serbe, kryeministri serb kishte prezantuar disa harta, ku mundohej t’i paraqiste projekte të infrastrukturës rrugore e hekurudhore, që lidhin Serbinë me vendet tjera, edhe pse për këtë detyrë ishte ngarkuar kryeministri Rama.

Ndër to ishte edhe autostrada Prishtinë-Nish, projekt ky që ishte diskutuar edhe në bisedimet në Bruksel.

Vucic gjithashtu kishte paraqitur edhe projektin për rikonstruktimin e hekurudhës Beograd-Sarajevë, si dhe rikonstruktimin e rrugës dhe hekurudhës të korridorit Serbi-Mal të Zi-Shqipëri.

Mirëpo, në një foto të publikuar nga e përditshmja serbe Blic, shihej harta e Serbisë me Kosovën brenda saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat