Jahjaga merr mbështetjen nga Presidenti i Pakistanit

Kosova

Jahjaga merr mbështetjen nga Presidenti i Pakistanit

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 11:57

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Hussain theksuan nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takuasot në Ankara të Turqisë, me Presidentin e Pakistanit, Mamnoon Hussain, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Hussain theksuan nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Presidentja Jahjaga tha se ndihma e Pakistanit për Kosovën, që prej përfundimit të luftës, përmes pranisë në misione ndërkombëtare, ka qenë e rëndësishme dhe theksoi nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve të mirandërmjet dy vendeve.

Duke folur për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, Presidentja Jahjaga theksoi se, përveç anëtarësimit në të gjitha nismat rajonale dhe në BE e NATO, Kosova synon përmbylljen e procesit të anëtarësimit edhe në OKB dhe për këtë është e domosdoshme ndihma e vendeve përkrahëse të saj. Presidentja Jahjaga tha se Pakistani, një vend me ndikim në pjesën e Azisë, mund ta ndihmojë Kosovën në procesine njohjeve dhe të anëtarësimit në nisma të ndryshme ndërkombëtare, në veçanti në njohjen nga vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po luan një rol të rëndësishëmsi faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhesi një promotor i fqinjësisë së mirë. Ajo tha se Kosova po ndërtohet si një shtet demokratik dhe gjithëpërfshirës dhe ofron potenciale të mëdha për investime nga jashtë, përfshirë edhe një infrastrukturë të mirë ligjore që ndihmon klimën e biznesit.

Presidentja Jahjaga i bëri ftesë Presidentit Hussain që ta vizitojë Kosovën në një periudhë të përshtatshme për të.

Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, tha se Pakistani i vlerëson marrëdhëniet me Kosovën dhe kërkon mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve përmes shkëmbimeve dhe tregtare, si dhe të vizitave të ndryshme.

Ai tha se ndihma e Pakistanit për Kosovën do të vazhdojë të jetë e plotë dhe siguroi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e plotë të vendit të tij për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, posaçërisht të anëtarësimit të saj në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Konferencës Islamike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat