Bllokimi i armatimit të luftës në portin e Durrësit, tradhtia më e madhe shtetërore ndaj Kosovës!

Kosova

Bllokimi i armatimit të luftës në portin e Durrësit, tradhtia më e madhe shtetërore ndaj Kosovës!

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 17:11

Me iniciativën e komandantit Rrustem Bruçi dhe të tjerëve nga fshatrat Isniq, Strellc, Lëbushë, Dubovik e lokalitete të tjera, në këto momente të vështira, nëntëdhjetë djelmosha shkuan në fshatin Vuçidol të Shqipërisë që të ushtrohen dhe pastaj të kthehen me grupin e oficerëve me përgatitje shkollor, të cilët në çdo moment pritnin urdhrin që të hyjnë në Kosovë.
Me ardhjen e grupit të oficereve të shkolluar në Rrafshin e Dukagjinit dhe dislokimin e tyre në fshatin Isniq, e më vonë në kazermën e parë ushtarake në Kosovë në fshatin Prapaçan të komunës së Deçanit, në saje të punës dhe organizimit të mirë mes komandanteve të zonave dhe popullatës u arrit të krijohet një bashkëpunim i veçantë.
Më pesë korrik të vitit 1998 forcat ushtarake e policore, të ardhura nga qyteti i Pejës, furishëm e sulmuan fshatin Loxhë të komunës së Pejës. Komandantët dhe popullata e këtij lokaliteti që në këto momente të vështira kacafytej me jetë a vdekje, iu drejtuan për ndihmë ushtarakëve të kazermës ushtarake në fshatin Prapaçan të komunës së Deçanit dhe komandantëve Tahir Zemaj, Sali Çekaj, Nazif Ramabaja, Fadil Haderxhonaj, Rrustem Bruçi, Faruk Xhemajli, Lumni Surdulli etj., të cilët menjëherë u erdhën në ndihmë banorëve të fshatit Loxhë të Pejës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat