Jahjaga: Të respektohet vendimi i Kushtetueses

Kosova

Jahjaga: Të respektohet vendimi i Kushtetueses

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 19:50

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes Isa Mustafës në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.
partitë politike duhet të punojnë më shumë në konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës.
“Vendimi i Gjykatës kushtetuese obligon të gjitha palët që ta respektojnë atë në përpjekje për të garantuar një proces të drejtë dhe të besueshëm për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës”.
“Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e saj kushtetuese, si faktor uniteti dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve si dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës kushtetuese, presidentja do të veprojë vetëm në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve”.
“Zyra e presidentes thekson se në interes të vendit dhe të përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve dhe proceseve demokratike, konstituimi i shpejtë i Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera është i rëndësisë së veçantë”, thuhet në deklaratë, duke lënë të nënkuptohet së ajo nuk do të përfshihet në këtë periudhë në procesin që i takon Parlamentit si organi më i lartë ligjvënës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat