Avokati Havolli: Nuk kam informata për Bllacën

Kosova

Avokati Havolli: Nuk kam informata për Bllacën

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 18:51

Avokati Osman Havolli, i angazhuar në rastin “Bllaca 3”, ka thënë se nuk ka kurrfarë informatash në lidhje me zhvillimet e fundit të ish-klientit të tij, Nazim Ballaca.
“Nuk kam kurrfarë informacionesh zyrtare të cilat lidhen tani me zhvillimet rreth Bllacës”, ka thënë Havolli për ktv.
Ai më tej ka sqaruar se puna e tij si avokat në “Bllaca 3” ka përfunduar qysh nga përfundimi i atij procesi, duke theksuar se “tani e tutje këto raste nuk janë dhe nuk më përkasin mua”.
Ndryshe, sot gjatë ditës mediat në vend kanë raportuar se Nazim Bllaca, i akuzuar për vrasje, është transportuar në Burgun e Dubravës nga arresti shtëpiak ku ka qëndruar deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat