Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Kosova

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Më: 27 prill 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Bëhet fjalë për dy raste në Podujevë, një në Lipjan, një në Fushë Kosovë, një në Klinë dhe dy në Malishevë.

Lipjan / Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë /Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë /Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

Fushë Kosovë / Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare vazhdimisht ka shkaktuar probleme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është iniciuar rasti dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Klinë / Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë / Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Malishevë / Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat