Ukë Rugova lirohet nga arresti shtëpiak

Kosova

Ukë Rugova lirohet nga arresti shtëpiak

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 09:50

Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova i dyshuar për krim të organizuar është liruar dje nga arresti shtëpiak që të mbrohet në liri. Lajmin për lirimin nga arresti shtëpiak të deputetit Rugova e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës, Nexhat Shabani.

Avokati Shabani ka thënë se Gjykata Supreme i ka shpall të paligjshme të gjitha veprimet nga koha e riarrestimit dhe gjykimin e tij me paraburgim prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore dhe e ka kthyer në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit. Shabani ka thënë se klienti i tij është liruar të mbrohet në liri me obligimin që të paraqitet dy herë në javë në Stacionin e Policisë.

Në fillim të këtij viti, saktësisht me 5 shkurt, Policia e EULEX-it e kishte bastisur shtëpinë e familjes Rugova në lagjen Velania në Prishtinë, me ç’rast kishin arrestuar deputetin Ukë Rugova dhe kishin konfiskuar materiale të dyshimta.

Ukë Rugova ishte arrestuar me urdhër të prokurorit të EULEX-it nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar: shitblerje-vizash (në Ambasadën Italiane), mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve dhe shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat