Pa barna për trajtimin e Ebola-s

Kosova

Pa barna për trajtimin e Ebola-s

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 19:41

Në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar me virusin Ebola, mirëpo Klinika Infektive nuk ka barna për mbrojtje ndaj këtij virusi.

Megjithatë, drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, thotë se nëse paraqiten rastet e para mundë t'i mjekojnë me metodat të cilat i kanë përdorur edhe për viruset e tjera.

"Deri më sot nuk kemi preparate të tjera mjekësore për këtë sëmundje miërpo ne kemi një sasi të mjaftueshme të pasijeve mjkësore që i tajtojmë pacintët e prekur nga ethet hemoragjike dhe rastete e para të virusit Ebola mundë t'i trajtojmë me ato, mirëpo në rast se na duhet besoj se do ta kemi mbëshketjten nga QKUK – ja, në mënyrë që të dalim faqebardhe`

Shemsedin Dreshaj thotë se virusi Ebola mund të jetë vdekjeprurës mirëpo ende nuk ka arritur të dalë nga kontinenti i Afrikës.

Simptomat e para janë temperaturë, të vjella, dhimbje të muskujve, gjakderdhje lëkurore dhe brendshme. Ky virus mund të përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes, rrugëve ajrore, kontakt direkt dhe indirekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat