Familja e Bardhly Ajetit e revoltuar edhe me institucionet e Kosovës

Kosova

Familja e Bardhly Ajetit e revoltuar edhe me institucionet e Kosovës

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 17:23

“Një natë nuk më zinte gjumi dhe Bardhyli, akoma po shkruante..., Nënë, ne do të fitojmë. Kështu ma thotë mendja mua. Kjo është e vetmja rrugë dhe kthim prapa s’ka”.

Nga: Ramiz DËRMAKU

Ishte vapë e madhe atë ditë të korrikut të këtij viti. Unë hipa në autobus në Shipashnicë të epërme dhe mora rrugën për Gjilan. Në autobus kishte pak udhëtarë, ishte befasi se asnjëri nga udhëtarët nuk fliste, heshtje e madhe mbretëronte në autobusë. Unë për ta thyer monotonin e heshtjes, pyes timonierin, a po keni punë..., këto ditë vape? Ai drejtonte timonin dhe fliste… po shiko Ramiz, ne..., gjatë kohës kur po kthehen mërgimtarët nga diaspora, kemi shumë punë dhe natyrisht se kemi edhe leverdi materiale. Unë isha zhytur thellë në mendime..., mendoja se çka do ti thosha familjes së Bardhylit…, asaj familje atdhetare, asaj nënës malësore, asaj nëne e cila e lindi dhe me duart e veta e rriti trimin, atdhetarin, guximtarin, gazetarin, e kolumnistin e gazetës kombëtare “Bota sot” Bardhyl Ajeti. Atë ditë përpiqesha të mos më shpëtonte asgjë pa e parë, pasi çdo gjë më dukej interesante, e në mendje më sillej fytyra e Bardhylit.
Nëna loke, e cila i kishte mbushur 66 vite, përkundër jetës së vështirë dhe sakrificave që përjetoi nga regjimi serbo-çetnik dhe vrasjes së djalit Bardhylit, ajo mbahej e fortë. Lokja mori frymë thellë dhe shtoi: Ulu në sofër biri im..., hani bukë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat