Borchardt vlerëson luftimin e terrorizmit

Kosova

Borchardt vlerëson luftimin e terrorizmit

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 17:47

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchardt, me të cilin bisedoi për sigurinë e vendit në përgjithësi.

Ministri Rexhepi e njoftoi shefin e EULEX-it, lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në arrestimin e personave të dyshimtë për përfshirje në aktivitete terroriste e të luftës në Irak e në Siri.

Shefi i Misionit të EULEX ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në luftën kundër terrorizmit.

Rexhepi dhe Borchardt e dënuan aktin e vendosjes së afisheve në veri të Republikës së Kosovës ku kërkohet largimi i EULEX-it.

Ministri Rexhepi dhe Shefi i EULEX-it, Borchardt, garantuan angazhim të lartë prej organeve të rendit në ofrimin e sigurisë dhe rendit në gjithë Republikën e Kosovës, thuhet në njoftimin e MPB-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat