Kë po e mbështet diplomacia ndërkombëtare, Koalicionin apo PDK-në!?

Kosova

Kë po e mbështet diplomacia ndërkombëtare, Koalicionin apo PDK-në!?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 20 gusht 2014 Në ora: 17:04

Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare për situatën aktuale në Kosovë, si duket është shmangja e zgjedhjeve të reja. Këtë qëndrim para disa ditëve e ka thënë edhe ambasadori britanik Ian Cliff. Ai ishte i bindur që për qytetarët në Kosovë nuk është me interes të organizohen zgjedhje të reja, pasi në vitin e fundit janë ballafaquar me disa procese zgjedhore.

Gazmend Islami, analist politik, thotë se, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të ndërhynë në çështjet e brendshme të vendit siç është rasti me krijimin e institucioneve të reja të vendit.
“Në asnjë mënyrë ata nuk do të donin që të ketë prapë zgjedhje të reja të cilat jo vetëm se do të dëmtonte buxhetin e vendit, por nuk do sillte ndonjë ndryshim të madh në numrin e përqindjeve që kanë fituar partitë politike. Për këtë arsye ndërkombëtarët nuk janë të interesuar që të shkohet në zgjedhje të reja, e që PDK-ja me çdo kusht po i kërkon”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat