Jahjaga priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Robert E. Sorensen

Kosova

Jahjaga priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Robert E. Sorensen

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 15:12

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës zëvendësshefin e UNMIK-ut Robert E. Sorensen.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Sorensen për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë misionit në Kosovë, por njëherësh përshëndeti edhe punën që ka bërë UNMIK-u në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve si dhe për misionin e tij simbolik, por të rëndësishëm që po e kryen në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Zëvendësshefi i UNMIK-ut Robert E. Sorensen e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin që Presidenca dhe institucionet e tjera të Kosovës kanë me misionin e UNMIK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat