Radikalizmi fetar nuk luftohet vetëm me arrestime

Kosova

Radikalizmi fetar nuk luftohet vetëm me arrestime

Nga: M.Lakna Më: 18 gusht 2014 Në ora: 11:42

Vetëm edukimi i shoqërisë dhe i gjeneratave të reja mund të jetë parandaluesi më i madh i radikalizmit në Kosovë. Kështu mendon analisti Driton Tali i cili thotë se arrestimet e fundit vetëm sa e aktualizuan këtë problem.
“Unë nuk besoj që me arrestime zgjidhet ky problemit në aspektin afatgjate. Fundja, edhe radikalizmit ju desh kohë për të esakluar. Është një çështje që kërkon punë të pa ndalur në edukimin e shoqërisë me theks të veçantë gjeneratat e reja. Megjithatë, këto burgosje bënë që të aktualizohet ky problem, sepse deri tashti (u morr vesh me disa përjashtime) ne nuk u ballafaquam me të (aq sa duhej) edhe pse shihnim se cka po ndodhë. Dikush, nga ne, heshti për shkak të “snobizmit intelektual” e dikush tjetër për shkak të mos guximit njerëzor. Ne heshtëm edhe atëherë kur disa hoxhallarë dhe teologe tanë e ngitnin zërin kundër këtyre fenomeneve”,thotë ai.

Ai thotë se radikalizmi nuk luftohet me burgosje e arrestime, derisa fton intelektualët që ta japin kontributin e tyre për ta ruajtur tolerancën dhe demokracinë.

“ Nuk ju dolëm në ndihmë atyre aq sa duhej gjersa në anën tjetër radikalet e bënin punën e vet të pa penguar. Unë them se tashti intelektualet (sidomos ne që i takojmë religjionit islam) duhet të jenë më aktiv në këtë fushë, të mos bëhen sikur se nuk po ndodh asgjë, por ta japin kontributin e tyre për ta ruajtur tolerancën dhe demokracinë. Absolut jam kundër “gjuajtjes së shtrigave”, e them këtë sepse kam përshtypjen që disa po e fryjnë këtë problem edhe më shumë se që realisht është, por t’i qasemi pa paragjykime. Unë po e potencojë edhe njëherë, nuk besoj se cilido radikalizem mund të luftohet vetëm me burgosje, por as me paragjykime. Unë them se këto vec sa e ushqejnë dhe e intensifikojne radikalizmin e cilësdo natyrë qoftë”,përfundon Tali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat