Zbuluesi i “Shpellës së Gadimes” i vë flakën zyrës që menaxhon këtë shpellë për ta mbrojtur nderin e familjes

Kosova

Zbuluesi i “Shpellës së Gadimes” i vë flakën zyrës që menaxhon këtë shpellë për ta mbrojtur nderin e familjes

Më: 16 gusht 2014 Në ora: 19:47

Nipi i Ahmet Asllanit, i cili e kishte zbuluar “Shpellën e Gadimës”, thotë se e ka mbrojtur nderin e familjes, duke ia vënë flakën zyrës, e cila e administron këtë shpellë.
Izijah Asllani, 29 vjeçar nga Gadimja, thotë se njëri nga punëtorët ia kishte sharë gjyshin e tij.

Në videot, të cilat i kanë xhiruar kamerat e sigurimit, shihet shumë qartë se si ai ia kishte vënë flakën kësaj zyre.

Ai tregon se asnjëherë familja e tij nuk kishte paguar biletë për të hyrë në këtë shpellë.

Asllani pohon se nuk është pishman që ka bërë një dëm të tillë. Ndërkohë, menaxheri i “Shpellës së Gadimës”, Valon Zymeraj, duke treguar se si ka ndodhur ngjarja, mohon ta ketë njohur personin që i vuri flakën vendit të punës së tij.

Se me “Shpellën e Gadimes” nuk po menaxhohet si duhet, e thonë edhe banorë të tjerë të Gadimes.

Edhe më herët, menaxherët e “Shpellës së Gadimes” kanë pasur probleme me banorë të tjerë të fshatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat