Lajmërohet Ramiz Kelmendi: Humbësit e 8 qershorit, mos të tentojnë “precedent”-in

Kosova

Lajmërohet Ramiz Kelmendi: Humbësit e 8 qershorit, mos të tentojnë “precedent”-in

Më: 16 gusht 2014 Në ora: 19:08

Deputeti i ri i Partisë Demokratike të Kosovës i cili veten e quan President- të një kompanie ekonomike, i ‘Elkos group – ETC’, Ramiz Kelmendi duke trajtuar temën e ngërçit institucional ka sjellë përshkrimin e gjendjes së krijuar pas 8 qershorit. Në publikimin e Kelmendit, procedura e përshkrimit të ecurive për Kuvendin e ri të Kosovës ndahet në 4 nëntituj.
Kelmendi këtu ka sqaruar se duke iu referuar, siç shkruan vetëm procedurës dhe gjithnjë në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë i takojnë koalicionit apo partisë fituese në këtë rast të dalë nga rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit.
Duke iu referuar këtij shpjegimi me bazë Kushtetutën e vendit si dhe zhvillimeve të fundit, deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi ka theksuar se “nuk do të ketë mundësi që ata të cilët kanë humbur më 8 qershor të kenë mundësinë e ndërtimit të precedentit që sipas tij po tentohet të ndodhë”.
“Procedurat që dalin nga Kushtetuta nuk do të lejojnë që të kemi precedent të pakufishme dhe procese zgjedhore të pandërprera, apo të tillat, të jenë të ndikuara nga faktori ndërkombëtarë”, thuhet në mes tjerash në shkrimin e deputetit Ramiz Kelmendi, ku shpjegohen procedurat dhe fazat e konstituimit të parlamentit të Republikës së Kosovës.,raporton Telegrafi.
Në fakt, Kelmendi edhe kur flet e lëre më kur shkruan është zor të mirret vesh. Prandaj nuk duhet marrë shumë seriozisht “përshkrimet” e tij. Ndoshta edhe për faktin që sot ai, bashkë me jo pak kolegë të tij… duhet t’i kenë rënë pishman që ndërruan subjektet para zgjedhjeve me shpresën që ishin në anën e duhur. Duhet të ndjehet i vetmuar Kelmendi. Por askush s’i ka faj. Prandaj zor të durohen këto broçkullat analitike të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat