Tali i kundërpërgjigjet hoxhës Sadullah Bajrami lidhur me martesën

Kosova

Tali i kundërpërgjigjet hoxhës Sadullah Bajrami lidhur me martesën

Nga: M.Lakna Më: 15 gusht 2014 Në ora: 18:19

Teksa në opinion janë hapur shumë diskutime rreth radikalizmit fetar islam, analisti Driton Tali i është kundërpërgjigjur hoxhës Sadullah Bajrami i cili në njërën nga ligjëratat e tij ka thënë se “islami e lejon martesën me vajzën axhës apo dajës por nuk është obligim.

Sipas Talit, krahasimi me hebrenjtë që Hoxha e ka bërë në këtë rast është i papranueshëm pasi ai thotë se tek hebrenjtë nuk lejohet incesti .

“Hoxhë Sadullah Bajrami, duke e shpjeguar (mos)lejimin e martesës me anëtaret e familjes së ngushtë (vajzën e axhës apo dajës), në mes tjerash thotë se “islami e lejon martesën me vajzën e axhës apo dajës por nuk është obligim (merre me mend nuk është obligim ). Dhe vazhdon te bëjë krahasime me hebrenjtë, sipas tij “te çifutët e kanë të lejuar që të martojnë më të afërmit, pra është e lejuar që të martohet motra dhe bija tek çifutet…”

Tashti, kur i dëgjon këta Hoxhallarë “të ditur” (Ti si i pa ditur por që ke lexuar diçka) të vjen t’i pyesësh: aman ku po i kryeni këto shkolla more të bekuar!?

Sepse sipas (Levitiku 20: 11-21): mbrojtja e shëndetit të gjeneve dhe psikikut bëhet duke ndaluar lidhjet familjare (incestin). Kufijtë e ndalesës përfshijnë marrëdhëniet midis nënës dhe djalit, babait dhe vajzës, motrës dhe vëllait, gjyshit dhe mbesës, gjyshes dhe nipit, tezes dhe nipit. Tora gjithashtu ndalon martesën mes një burri dhe motrës së gruas së tij, nëse gruaja e tij është gjallë”,shkruan Tali në rrjetin social.

Ai thotë se në kohët e lashta ishte praktikë që hebrenjtë të martohen me disa gra, por një grua nuk mund të martohej me disa burra.

“Një praktikë të tillë, në fillim të shekullit të njëmbëdhjetë, Rabini Gershom (nga Mainci), një personalitet jashtëzakonisht me ndikim në të drejtën hebreje, ndaloi praktikën e martesës me më shumë se një grua. Dekreti i tij u pranua nga Ashkenazit hebrenjtë, shumica e të cilëve jetonin në Evropën Lindore, por hebrenjve Sefardikë, të cilët jetonin në vendet e Lindjes së Mesme, (ashtu si arabet) vazhduan të martohen me shumë gra”,përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat