Labinotë Demi- Murtezi: Lavdrim Muhaxheri lëndoi shpirtrat tonë

Kosova

Labinotë Demi- Murtezi: Lavdrim Muhaxheri lëndoi shpirtrat tonë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 21:52

Deputetja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi – Murtezi ka thënë se veprimi i djeshëm i Lavdërim Muhaxherit ka lëndëuar thellë shpirtrat tonë. Deputetja e parë më shami në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se shqiptarët janë shquar për tolerancë fetare.
“Thyerjet e miteve jo gjithmonë janë të arriturat e atij populli. Gjesti jonjerëzor që bëri Lavdrim Muhaxheri, lëndoi thellë shpirtrat tanë dhe krenarinë tonë. Populli shqiptar i besimit Islam si dhe shqiptarët e konfeksioneve tjera, janë shquar për tolerancë fetare, humanitet të pashoq dhe ndërgjegje të pastër. Të tillë mbetemi deri në frymën e fundit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat