Nuk mbrohet imazhi i shtetit duke i mbrojtur apo amnistuar krimet!

Kosova

Nuk mbrohet imazhi i shtetit duke i mbrojtur apo amnistuar krimet!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 29 korrik 2014 Në ora: 17:06

Raportin e Prokurorit amerikan, Clint Williamson, juristët dhe avokatët dhe politikanët e Kosovës e kanë vlerësuar si të rëndësishëm për prishjen e imazhit të Kosovës. Ata për gazetën “Bota sot” thonë se, ky Raport do ta dëmtojë shumë Kosovën për së paku dhjetë vjetët e ardhshme. Sipas tyre, imazhi i shtetit përmirësohet duke i luftuar krimet, pasi nuk mund të mbrohet imazhi duke i mbrojtur krimet dhe duke amnistuar ato.

Avni Arifi, këshilltar politik i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për gazetën “Bota sot” se, “ky është edhe një hap drejt ndriçimit të akuzave. Përderisa nuk përmbyllen këto akuza edhe imazhi i Kosovës nuk do të jetë në nivelin e duhur”.

Analisti politik, Bahri Cani, thotë për gazetën “Bota sot” se, Raporti i zotit Williamson ka sjellë disa gjëra shumë të rëndësishme.

“Raporti qartëson se në Kosovë janë bërë krime edhe ndaj pjesëtarëve të grupeve të tjera etnike dhe jo vetëm shqiptarëve, por shumë qartë thuhet se përgjegjësia ka qenë individuale, e disa krerëve të UÇK. Ndaj UÇK si lëvizje çlirimtare nuk mund të akuzohet për krime. Por raporti ka dhe disa mangësi serioze. Për fat të keq edhe më tej nuk janë zbardhur apo nuk janë mbyllur në tërësi akuzat për krimet e tmerrshme për nxjerrje dhe trafikim të organeve”, thotë Cani.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat