Reagon Krasniqi: "U mbars mali e polli një mi"

Kosova

Reagon Krasniqi: "U mbars mali e polli një mi"

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 17:06

Kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar pas prezantimit të raportit nga Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson për hetimet të bazuara në Raportin e Dick Marty-t lidhur me trafikimin e organeve gjatë luftës nga strukturat e UÇK-së.

Krasniqi e ka quajtur situatë e vështirë dhe e ka bërë popllin që “ta t'hollonte ironinë”.

“Situatat e vështira,bënë që populli ynë ta t'hollonte ironinë
Kur paralajmërimet janë zhurmëmëdha e rezultatet e tij të vockla ose aty ku kishte fjalë të mëdha e pak punë, në raste të tilla populli ynë ironizonte: "U mbars mali e polli një mi". Eh, sa minjë do të pjellin malet tona të larta?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat