Gazeta “Bota sot” ua uron festën e Bajramit të Madh!

Kosova

Gazeta “Bota sot” ua uron festën e Bajramit të Madh!

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 11:00

Gazeta “Bota sot” ua uron festën e Bajramit të Madh! Pas një muaji agjërim në muajin e madhërishëm të ramazanit, sot miliona shqiptarë të besimit islam festojnë ditën e Bajramit të Madh apo Fitër Bajramit, dhe si tek asnjë popull tjetër urimet nga besimet tjera kristiane i bëhen vëllezërve të tyre mysliman. Këtyre urimeve ndërshqiptarte dhe të përbotshme i bashkohet edhe gazeta “Bota sot” duke uruar të gjithë shqiptarët e besimit islam, Gëzuar festa e Fitër Bajramit, gjithnjë duke shpresuar se ky muaj Ramazani na ka bërë edhe më të bashkuar, më solidar, më human, dhe që këtë festë ta kalojnë sa më me dashuri dhe harmoni edhe me familjet tona, me të afërmit, miqtë, dashamirët dhe të gjithë ata që na rrethojnë dhe se lumturia dhe begatia në sofrat tona nuk do të mungojë.

Redaksia e gazetës “Bota sot”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat