BIK-u kërkon ministri të feve

Kosova

BIK-u kërkon ministri të feve

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 08:35

Sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi , ka kërkuar që në kuadër të Qeverisë së Kosovës të formohet edhe një ministri e feve. Ai është shprehur i bindur se kjo ministri do t’i ndihmonte të gjitha bashkësitë fetare që veprojnë në Kosovë.

Efendi Rexhepi ka deklaruar se nëse nuk realizohet kjo kërkesë, atëherë BIK-u do të insistojnë të themelohet një zyrë pranë kryeministrit të Kosovës, e cila do të merrej ekskluzivisht me bashkësitë fetare. Ndërkaq duke folur për çështjen e xhamisë së madhe në Prishtinë, ai ka bërë me dije se brenda dy muajve do të publikohet projekti për ndërtimin e kësaj xhamie, shkruan epoka.

Efendi Rexhepi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës mos të shkojnë të luftojnë në vendet e Lindjes së Mesme sepse, sipas tij, lufta atje nuk ka të bëjë me xhihad..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat