Policia në Drenas “falsifikon” dokumentin zyrtar

Kosova

Policia në Drenas “falsifikon” dokumentin zyrtar

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 08:24

Rasti me numër rendor 531 dhe numër të rastit ‘2014-AG-0531’, i përshkruar më datën gjashtë korrik, në Librin e evidentimit të rasteve të Policisë në Drenas është përshkëllirë. Mbi të është përshkruar një tjetër rast i ndodhur një ditë më vonë.

Më gjashtë korrik një njësi e policisë në fshatin Gllobar të Drenasit kishte ndaluar dhe konfiskuar veturën që e ngiste biznesmeni E. Gj. Vepra që i ishte përshkruar në Librin e evidentimit të rasteve ka qenë “shmangie nga dogana”.

Dogana e Kosovës, për gjashtë muajt e kaluar, për këtë vepër, ka konfiskuar rreth 500 vetura. Mirëpo vetura e konfiskuar nga policia më gjashtë korrik, një ditë më vonë i është kthyer biznesmenit, shkruan Koha Ditore.

Sipas një burimi të gazetës brenda policisë vetura është kthyer në mënyrë të kundërligjshme pas urdhrit të komandantit të policisë në Drenas, Driton Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat