Marrëveshje joshtetërore me BE-në

Kosova

Marrëveshje joshtetërore me BE-në

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 08:22

Republikës së Kosovës po i kërkohet që të nënshkruajë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, për të cilën marrëveshje do të hiqte dorë nga republika. Drafti për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizimn-Asocimit është bërë gati për t`u nënshkruar nga Kosova dhe Bashkimi Evropian, por marrëveshja e parë kontraktuale e Kosovës me këtë union nuk ka elementet që bëjnë që BE-ja të konstatojë se po lidh marrëveshje me një shtet.

Deri tek kjo situatë ka sjellë mungesa e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së, miratimi i së cilave është dashur për çfarëdo që veprimi që BE-ja ndërmerr në raport me Kosovën.
Kësisoj, përderisa Serbia ka arritur që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim, Kosova nuk ka arritur që ta marrë as marrëveshjen e stabilizim asocimit që do ta trajtonte si shtet, e që është hapi i parë në drejtim të integrimit të një vendi në unionin 28 anëtarësh. Statusin e kandidatit që është hapi i parafundit në procesin e anëtarësimit e kanë marrë të gjitha shtetet tjera të rajonit, pos Kosovës dhe Bosnjës. /Tribuna/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat