Shala: Dëshirojmë që të kemi një qeveri me shumicë shqiptare

Kosova

Shala: Dëshirojmë që të kemi një qeveri me shumicë shqiptare

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 23:36

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosoës thotë se kanë vullnetin për të arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se koalicionit të shumicës, siç e quajti ai, i duhet qeveria, pasi ajo është mjet për të punuar në parimet në të cilat jemi pajtuar.

“Dëshirojmë që të kemi një qeveri me shumicë shqiptare, mbi këtë bazë do të përpiqemi që ndërtojmë raportin, në ditët që kemi përpara”, tha Shala në “Argument Plus” në RTV21.

Ndërkohë tha se nuk kanë biseduar me minoritetet dhe për kushtet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat