Mustafa: Presidentja po lejon të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit

Kosova

Mustafa: Presidentja po lejon të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 21:34

​Isa Mustafa thotë se sot Kosova është shtet pa shtet dhe se për këtë nuk po merr askush përgjegjësi.
Sipas tij, presidentja po lejon të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit.

“Shtet pa shtet, sot duket Kosova. Me jetë parlamentare të pezulluar, me Qeveri në ikje, Kryeministër i cili është edhe deputet, shumë ministra që janë deputet, këshilltar komunal, drejtorë e nënkryetarë të komunave njëherësh deputet, me konflikt interesi e në kundërshtim me Kushtetutën. Të gjithë këta marrin vendime të mëdha, pa asnjë përgjegjësi, pa i penguar askush.

Këta që e kanë kapur shtetin dhe e kanë siguruar diktatin, pse mos të thonë zgjate zot, se kurrë me mirë nuk ka qenë, sepse Kosovën e shndërruan në livadhin e tyre. Por e vërteta është se ky vend ka rregulla, ligje dhe Kushtetutë, ka edhe institucione të pavarura, të cilat duket qartë se nuk kanë peshë për sundimtarët! E Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet Kushtetues as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit. Dikush, duhet ta merr përgjegjësinë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat