Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese nuk e shkarkon as Kuvendi as Presidentja!

Kosova

Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese nuk e shkarkon as Kuvendi as Presidentja!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:38

Enver Hasani, mund të shkarkohet nga pozita e tij, vetëm në rast se bëhet propozimi i dy të tretave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe aprovohet nga Presidenti i Republikës.

Kohëve të fundit nga analistë medial është krijuar huti në opinion se sikur kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës, madje me 2/3 e votave. Por, njohës të procedurave zgjedhore, të Kushtetutës dhe ekspert ligjor, kanë një tregim krejtësisht tjetër.
Autoriteti i Gjykatës Kushtetuese është më i mbrojturi dhe më i paprekshmi nga të gjitha institucionit. Si i tillë ai mendohet se e ka të sigurt pavarësinë e vendimmarrjesh dhe mbrojtjen nga ndikimi nga jashtë. Është tjetër gjë, nëse të zgjedhurit në Gjykatën Kushtetuese e humbin kredibilitetin e tyre në një mënyrë apo tjetër.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, mund të shkarkohet nga pozita e tij, vetëm në rast se bëhet propozimi i dy të tretave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe aprovohet nga Presidenti i Republikës, thuhet në nenin 118 të Kushtetutës së Kosovës.
“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës me propozimin e dy të tretave (2/3) të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vetëm për kryerjen e krimeve të rënda ose për mospërfillje të rëndë të detyrave”, thuhet në nenin 118 të Kushtetutës së Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat