Jahjaga e Mogherini inaugurojnë Ambasadën e re të Italisë në Prishtinë

Kosova

Jahjaga e Mogherini inaugurojnë Ambasadën e re të Italisë në Prishtinë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 23:03

E para e vendit, Atifete Jahjaga bashkë me shefen e diplomacisë italiane, Federica Mogherini, kanë prerë shiritin e objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Italisë në Kosovë.
Zyra e Presidencës ka njoftuar se Jahjaga ka marr pjesë sot në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të kësaj ambasade.

“Ajo preu shiritin e përurimit, së bashku me Ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini. Po ashtu, Presidentja Jahjaga pati një darkë pune me Ministren Mogherini, me të cilën diskutoi për një varg temash me interes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat