Shtohet masa e paraburgimit për “grupin Drenica”

Kosova

Shtohet masa e paraburgimit për “grupin Drenica”

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 19:52

Deri më 23 shtator Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe të tjerët e grupit të Drenicës që gjenden në paraburgim, do të qëndrojnë nën këtë masë. Vendimi është bërë i ditur në vazhdimin e seancës të grupit të parë të rasti Drenica.
“Të gjithë që kanë masën e paraburgimit do të rëndojnë në paraburgim deri më 23 shtator. Palët me shkrim do të marrin edhe arsyet e detajuar për vazhdimin e masës”, ka thënë Darius Sileciki, kryetar i trupit gjykues.
Në këtë seancë, ka nisur rrëfimin Dëshmitari L, vëllai i dëshmitarit kryesor në këtë proces, atij A. Ai ka përfshirë Jahir Demakun, duke thënë se ai me dy persona të tjerë në gusht të vitit 1998 ia kishin rrëmbyer vëllanë për ta dërguar në Likoc. Vazhdimisht i është referuar si ‘të ashtuquajtur ushtarë të UÇK-së’ e Demaku ka thënë se ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së.
“Deri 1998 Jahir Demaku nuk ka qenë ushtar i UÇK-së por ndoshta është bërë brenda ditës apo natës sepse ai ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së. Aty në Likoc ka pas njerëz të mirë të UÇK-së por edhe të kamufluar. Ka pas njerëz që e kanë vesh uniformën e UÇK-së e kanë punuar për krejt tjetërkënd”, ka thënë Dëshmitari L.
Si kundërthënës e ka vlerësuar dëshminë e tij, mbrojtja e Jahir Demakut, duke shtuar se ajo nuk përputhet me dëshminë e kunatës dhe gruas së Dëshmitarit L.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat