Ahmeti i konsideron të paligjshme vendimet e Qeverisë së përbërë nga deputetë

Kosova

Ahmeti i konsideron të paligjshme vendimet e Qeverisë së përbërë nga deputetë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 16:47

Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social ka kontestuar bazën ligjore të marrë nga Qeveria e Kosovës, e cuila aktualisht përbëhet nga deputetë me betim të dhënë.
Ai thotë se ndonëse ligji e parasheh që në bazë të nenit 72 në të cilin thuhet se deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj, kjo po e dëshmon të kundërtën.
“Sot e kuptova që Qeveria paska marr disa vendime ekzekutive. Tash, kryeministri dhe disa ministra janë certifikuar dhe betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës. Si është e mundur që një deputet të mbaj post ekzekutiv dhe më me rëndësi të ushtrojë funksion, dhe të marr vendime ekzekutive? Në qoftë se ka zbrazëti ligjore do të duhej të adresohej por tani është mjaft e qartë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat