Durham: Do të ishte mirë që edhe në Kosovë të kishte masonë

Kosova

Durham: Do të ishte mirë që edhe në Kosovë të kishte masonë

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 23:55

Frank Durham, epror në lozhën masonike britanike, ka treguar hapur detajet më të fshehta lidhur me historinë, ritet dhe angazhimet e një prej organizatave më misterioze të njerëzimit.
Masoni Durham, thotë në emisionin Rubikon të KTV-së se kjo shoqëri e cila në opinion njihet si tejet sekrete, ndihmon të gjitha vendet me financa në rast të fatkeqësive.
“Ne jemi të parët që dërgojmë para në ndonjë fatkeqësi, por nuk i tregojmë askujt për këtë. Ju duhet ta bëni këtë në mënyrë sekrete, sepse është vepër e mirë dhe jo për të tjerët”, ka thënë ai.
Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se edhe rotarianët bëjnë vepra të mira po i njohin.
“Ne duhet të jemi ndryshe”, thotë ai.
Sipas tij, mason bëhet ai që është i ndershëm dhe se nuk do të thotë që duhet të jesh i pasur.
“Por, kemi sekrete”, thotë ai, duke iu shmangur pyetjet për “agjendën për sundimin e botës” dhe duke shtuar se i pëlqen Kosova për çka do të ishte mirë që këtu të kishte një lozhë të masonëve.
“Është një kosovar që dëshiron ta bëj këtë, por duhet të jetë e kujdesshme”, thotë ai duke shtuar se kjo do të ishte mirë për bamirësi.
I pyetur pse gratë janë të përjashtuara, ai thotë se ato kanë përgjegjësi, ndërsa përmend një legjendë për “përgjimin”.
“Megjithatë, gratë kanë masonerinë e tyre në Angli”, thotë ai, duke shtuar se masoneria përfshinë të gjitha religjionet.
I pyetur për teoritë e komplotit se masoneria lidhet me Izraelin, ai thotë: “Kemi të të gjitha religjioneve”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat