SHIK-u kriminal kishte hyrë në oborrin presidencial! Përgjonte dhe intrigonte

Kosova

SHIK-u kriminal kishte hyrë në oborrin presidencial! Përgjonte dhe intrigonte

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 17:04

Asnjë përkujdesje nuk treguan për fëmijët e dr. Rugovës. Përkundrazi, i injoruan, duke lënë hapësirë që dikush tjetër të manipulojë me ata.

Fëmijë të rritur pa fëmijëri

Në historinë moderne nuk ka shembull të ngjashëm me fëmijërinë e fëmijëve të Presidentit Rugova. Plotësisht të izoluar dhe të privuar nga jeta normale fëmijërore. Gjithherë të kërcënuar, më shumë nga kriminelët "politikë" shqiptarë se sa nga ata pushtues. Edhe vila ku banonin e jetojnë u gjuajt me armë të rënda, shpërthyese. Disa publicistë, të rritur me pekule, pa brenga e kufizime, marrin në shënjestër Ukë Rugovën, madje edhe për kohën kur ai ishte me moshë të adoleshentit. I japin peshë dhe e kalaveshin me pushtet, edhepse ai nuk kishte qasje në drejtim dhe financa. Fëmijët e dr. Rugovës ishin shumë larg të mësuarit për prapaskenat dhe pisllëqet e politikanëve profiterë të Kosovës. Andaj edhe Uka më shumë është viktimë e këtyre horrave e maskarenjve, se sa fajtor. Pikërisht për këtë duhet mëshiruar, të paktën, moralisht.

SHIK-u kriminal kishte hyrë edhe në oborrin presidencial. Përgjonte dhe intrigonte, me qëllim të denigrimit të figurës të dr. Rugovës. Profiterë amoralë kanë provuar të bëjnë pazare edhe prapa shpinës të Presidentit Rugova. Disa mezi pritën shuarjen, amshimin e Presidentit Rugova. Asnjë përkujdesje nuk treguan për fëmijët e dr. Rugovës. Përkundrazi, i injoruan, duke lënë hapësirë që dikush tjetër të manipulojë me ata. Rasti i Ukë Rugovës e verifikon këtë konstatim. Ujqër të vjetër e futën në kopenë e tyre. Donin të përfitonin nga emri i tij. Ata e realizuan këtë, duke e shkatërruar Ukën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat