Admirali Clingan: Kosova është në rrugë të drejt

Kosova

Admirali Clingan: Kosova është në rrugë të drejt

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 14:00

Ministri në largim i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara të Aleancës (KFBA) në Napoli, admiralin Brus Clingan, si dhe pasardhësin e tij në detyrë admiralin Mark Ferguson III, të shoqëruar edhe nga komandanti i Forcave Paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina.
Çeku e ka njoftuar admiralin Clingan mbi të arriturat e deritanishme të FSK-së si dhe për dinamiken e procesit në të cilin ndodhet aktualisht. Gjithashtu, ai e ka njoftuar admiralin Clingan mbi procesin e implementimit të rekomandimeve të dala nga procesi i Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

Nga ana e tij, admirali Clingan ka shprehur interesimin dhe angazhimin e tij të pakursyer dhe përkrahjes për FSK-në në rrugën e zhvillimit.
Poashtu, admirali Clingan është shprehur se Komanda e Bashkuar e Forcave të Aleancës në Napoli me vëmendje përcjell zhvillimet në Republikën e Kosovës sa i përket fushës së sigurisë, dhe se Napoli është i bindur se Kosova është në rrugë të drejt.

Admirali Clingan gjithashtu tha se edhe pasardhësi i tij në detyrë admirali Ferguson është shumë i interesuar që bashkëpunimi në mes të KFBA-së në Napoli dhe FSK-së të vazhdoi dhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë deri më tani.

Komandant i Komandës së Bashkuar të Forcave të Alenacës në Napoli, admiralit Brus Clingan vizitoi për herë të fundit ministrinë për FSK, në cilësinë e komandantit të KFBA. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat