Daut Haradinaj kundër uniformës me plis të FSK’së, kërkon veshje moderne (Foto)

Kosova

Daut Haradinaj kundër uniformës me plis të FSK’së, kërkon veshje moderne (Foto)

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 22:16

Deputeti i zgjedhur i AAK’së, Daut Haradinaj, ka komentuar veshjen e Gardës së shtetit, duke thënë se ajo nuk duhet të duket ashtu siç e pamë sot.
Haradinaj ka shkruar në Facebook veç tjerash se Kosova duhet të “respektojë vizionin për një ushtri moderne dhe jo të degradohet puna e mijëra ushtarëve”.

Mesazhi i plotë i Haradinajt:

A duhet të duket kështu Garda e shtetit tonë?
Jo!
Sepse Kosova duhet ta respektojë vizionin e saj për nje Ushtri moderne dhe jo të degradohet puna e mijëra ushtarëve e oficerëve që tash sa vite po punojnë që të përmbushim kriteret dhe standardet e nivelit të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat