Ekspertët nga Mitrovica Jugore dhe Veriore diskutojnë për ndërtimet në brigjet e lumit Ibër

Kosova

Ekspertët nga Mitrovica Jugore dhe Veriore diskutojnë për ndërtimet në brigjet e lumit Ibër

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 15:07

Është zhvilluar takimi i parë në nivel ekspertësh, pas takimit paraprak të dy komunarëve të Mitrovicës, Goran Rakiq dhe Agim Bahtiri me ministrin e Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi javën e shkuar.

Në këtë takim kanë marr pjesë ministri Dardan Gashi, sekretari i ministrisë Arben Çitaku, si dhe dy drejtorët e urbanizmit nga Mitrovica, Branislav Klajic nga veriu dhe Sami Zeka nga jugu.

“Meqë ligjet në fuqi kërkojnë nga komunat dhe në këtë rast, Komuna e Mitrovicës është njëra nga to, hartimin e planit zhvillimor, drejtorët komunal u informuan për proceset administrative dhe me theks të veçantë u fol për planin rregullativ në zonën që kap dy brigjet e lumit Ibër”, thuhet në një njoftim nga MMPH.

Po ashtu thuhet se ky plan rregullativ do të hartohet sipas standardeve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës ku do të respektoheshin interesat e qytetarëve të Mitrovicës.

Bëhet e ditur se ditëve në vazhdim, dy kryetarët e komunave të Mitrovicës do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në nivel lokal dhe qendror për çka dhe do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve vepruese dhe resurseve njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat