Agjenti i skandalit SHBA - Gjermani ndihmoi krijimin e AKI-së në Kosovë

Kosova

Agjenti i skandalit SHBA - Gjermani ndihmoi krijimin e AKI-së në Kosovë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 08:54

Kosova përfshihet në mënyrë indirekte në skandalin e vazhdueshëm të përgjimit të Gjermanisë nga ana e SHBA-së. Sipas një hulumtimi që ka bërë kanali i dytë i televizionit publik= gjerman, ZDF, personi i arrestuar së fundi si agjent i dyfishtë është ekspert për Ballkan dhe ka punuar në vendin tonë.

I njohur si Oficeri K. bëhet fjalë për një 37 vjeçar nga Dresdeni që, duke punuar në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, ka spiunuar për SHBA-të.

Për një kohë ai ishte këshilltar i lartë i komandantit të KFOR-it në Kosovë dhe ka qenë i përfshirë në krijimin e AgjencisëKosovare të Intelegjencës (AKI), raporton KTV-ja. Me zyrtarë amerikanë K. është takuar dy herë në vit në Turqi dhe nga ta ka marrë pajisje teknologjike, duke përfshirë lap-topë. Ky person e kishte për detyrë të informojë SHBA-në për hetimet që po bënte një komitet gjerman për pohimet e Snowden se celulari i kancelares Merkel ishte përgjuar nga NSA-ja amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat